Bota Gossip

Ky kompliment i çuditshëm për Kim Jong Un po bën xhiron e rrjetit!

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka habitur të gjithë me dukjet e tij të fundit. Ai duket se ka humbur goxha peshë, ku sipas raportimeve bëhet fjalë për plot 44 kilogramë minus.  Edhe pse disa kohë më parë disa media të huaja raportuan se Kim Jong-un mund të jetë duke vuajtur nga një problem shëndetësor, duke ju referuar për këtë humbjes në peshë që lideri i Koresë së Veriut ka pësuar kohët e fundit, asgjë e tillë nuk është konfirmuar.

Rënia e tij drastike në peshë, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe mediat e huaja. Së fundmi, Kim Jong-Un, është komplimentuar nga ana e një prej televizoneve më të mëdha amerikane për shkak të linjës së tij trupore. Rachel Campos- Duffy, teksa shikonte fotografitë e liderit gjatë paradës ushtarake që është mbajtur së fundmi, tha për “Fox News” se:

Ai duket mirë. Më vjen shumë keq, duket më mirë sesa presidenti ynë.

Raportohet se Campos-Duffy madje shkoi aq larg sa të sugjeronte një pseudonim të ri, “Slim Jong Un” (i dobëti Jong Un), për njeriun që HuffPost me të drejtë e etiketoi si një nga abuzuesit më famëkeq të të drejtave të njeriut në botë. Ajo vijoi duke thënë se:

Ai është i aftë, është argëtues dhe është fashist!

Eshtë e panevojshme të thuhet se komentet nuk ishin pozitive kundrejt saj në rrjet. Megjithëse humbja e peshës së diktatorit ishte subjekt i mbulimit të mediave të tjera, krahasimi i saj me Biden dhe lavdërimet e rastësishme të figurës së diktatorit shkuan shumë larg për shumë njerëz.

Megjithatë humbja e peshës së liderit verikorean nuk është parë si një problem i madh, pasi është raportuar se ai mund të vuaj nga ndonjë sëmundje e zemrës, e të tjerët besojnë se ai thjesht ka ndryshuar stilin e jetës.