Celebrities Showbiz

Ky model flokësh bëri që Hailey Bieber të jetë tullace?!

Në vlogun e saj të fundit, supermodelja e njohur Hailey Bieber foli për eksperiencën e saj në eventin madhështor të modës të “Met Gala”, duke përfshirë këtu edhe modelin e flokëve që i la asaj një pjesë tullace. Duke dokumentuar procesin e përgatitjes për “Met Gala” të këtij viti, që u mbajt para pak ditësh, Hailey filmoi provën e flokëve dhe grimit me ekipin e saj të make-up artistëve, Mary Phillips dhe Jen Atkin.

Duke diskutuar natyrën e shpejtë dhe stresuese të një eventi si “Met Gala”, pasi artistët shpesh duhet të ndajnë të njëjtit grimer, Hailey ndau përvojën e saj nga eventi i kaluar në vitin 2019. Ajo u shpreh:

Unë mendoj se kam qenë në panik ditën kur mbahej “Met Gala” më parë. Nuk mbaj mend shumë, thjesht ndjehem sikur një herë po afroheshim drejt fundit dhe unë thosha ‘është e gabuar’ dhe ti, Jen Atkin, më thoje ‘më lër të përfundoj’.

Jen u përgjigj se i kujtohej që bëhej fjalë për kapjen e flokëve bisht lart. Hailey e pohoi këtë duke i thënë:

Megjithatë mbeta me një pjesë koke tullace. Unë përfundova me një pjesë tullace në pjesën e prapme të kokës nga bishti në “Met Gala”. Ia vlente, është mirë. Mora një injeksion dhe u rritën përsëri, por kisha shumë dhimbje.

Rikujtojmë se, Justin Bieber ka nxitur thashethemet se bashkëshortja e tij është shtatzënë, pasi preku barkun e saj gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq. Por megjithatë, reagimi i Hailey ishte i shpejt, e cila ia largoi dorën si për t’i treguar që të mos e vendoste dorën aty gjatë pozimit para kamerave. Fansat e çiftit ishin të shpejt për të komentuar, se dyshja e njohur mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.