Celebrities Health & Beauty Showbiz

Ky model flokësh kaq ekzotik po ‘çmend’ vajzat e showbiz-it tonë!

Shpesh përpiqemi të gjejmë kush kopjoi kë, por ndonjëherë disa ‘look-e’ janë thjesht trende që nuk mund t’ju rezistosh dot. Nëse e kanë dy persona një mund të jetë inspiruar nga tjetri, por kur e bëjnë të gjithë, quhet thjesht trend.

E duket se vajzat tona të showbiz-it kanë ‘përqafuar’ një model flokësh shumë interesant dhe ekzotik. Bëhet fjalë për flokët me rrica, që besojmë nëse keni parë filma me kulturë xhamajkane do t’i kujtoni menjëherë sapo të shihni bukuroshet tona.

Më e fundit që duket se po shijon këtë ‘look’ të ri është Xhensila Myrtezaj, e cila mendohet se po xhiron edhe një videoklip me këtë pamje kaq ekzotike.

Komentin se cila duket më bukur po jua lëmë ju në dorë.

Duket se viti 2022 i përket ngjyrave dhe vip-at tanë më të dashur na kanë surprizuar me zgjedhjet e tyre në veshje. Ky vit ju nxit të provoni sa më shumë ngjyra në veshje dhe të mos ngurroni për t’i kombinuar ato në mënyra të ndryshme.

Mesa duket, një nga ngjyrat më të pëlqyera është pikërisht lejlaja.