Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë gjatë vitit të kaluar në muajin tetor. Krahas çifti na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.
Postimet e tyre lidhur me përditshmërinë nuk janë të pakta e sidomos nga ana e këngëtares, e cila nuk na i kursen aspak edhe pse jo aktive në tregun muzikor. Ashtu si ka ndarë dhe pak më parë me ndjekësit e saj një Instastory ku dukej e gjithë familja e tyre, bashkë me partnerin e saj, Gencin dhe Adean në ashensor dhe kjo pamje ishte padyshim gjithçka duhet të shihnim sot.
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.