Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Ky qytet i ndalon fëmijët të përdorin telefonat celularë deri në…

Prindërit në qytetin irlandez Greystones janë bashkuar dhe kanë marrë një vendim të përbashkët, për të mos lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefonat celularë deri në shkollën e mesme. Shoqatat e prindërve në tetë shkolla fillore në Greystones kanë miratuar një kod ‘jo-smartphone’, për të prezantuar një model unik kundër lobimit të fëmijëve. Laura Bourne, një nga nënat u shpreh:

Nëse asnjë nga moshatarët e tyre nuk përdorin telefona, ata nuk do të ndihen të lënë jashtë. Është shumë më e lehtë të thuash jo. Sa më gjatë të ruajmë pafajësinë e tyre, aq më mirë.

Shkollat dhe prindërit në qytet miratuan nismën muajin e kaluar, mes shqetësimeve se telefonat inteligjentë po ushqejnë ankthin dhe po i ekspozojnë fëmijët ndaj përmbajtjes për të rritur. Nisma përfshin ndalimin e telefonave celularë për fëmijët, në shtëpi, në shkollë, kudo, derisa të hyjnë në shkollën e mesme. Duke aplikuar për të gjithë fëmijët e zonës, prindërit shpresojnë se kjo do të frenojë presionin e bashkëmoshatarëve dhe do të zbusë çdo pakënaqësi.