Celebrities Film & Tv Showbiz

Ky rol i shkatërroi karrierën aktorit Matthew Perry!

Matthew Perry njihet për rolin e tij si Chandler Bing tek seriali ikonik “Friends”. Jo vetëm Mattthew, por gjithë aktorët e “Friends”, teksa sit-com transmetohej mes viteve 1994-ës dhe 2004-ës, u përfshinë edhe në projekte të tjera.

David Schwimmer luajti tek “Band of Brothers”, Lisa Kudrow tek “Romy and Michele`s High School Reunion” dhe “Analyze This”, Jennifer Aniston tek “Picture Perfect”, “Office Space” e shumë të tjerë. Ndërsa Matthew Perry edhe luajti në komedi romantike, pavarësisht se nuk shkoi ashtu siç priste, sidomos në njërin prej tyre.

Ishte viti 1997 dhe komedia “Fools Rush In” me bashkëprotagoniste aktoren Salma Hayek. Filmi tregonte historinë e personazhit Alex Whitman, një arkitekt që udhëtoi drejt qytetit të Las Vegasit për të mbikëqyrur një projekt. Aty takon Isabel, të luajtur nga Salma Hayek, një fotografe me të cilën kalon një natë.

Ata nuk e shikojnë më njeri-tjetrin për muaj me radhë derisa Isabel e kontakton Alex për t’i thënë se është shtatzënë dhe pret një fëmijë nga ai. Të dy vendosin të martohen për hir të fëmijës dhe të kenë një martesë normale. Në vazhdim të dy fillojnë të ndjejnë për njëri-tjetrin, por kanë frikë ta pranojnë.

Filmi ishte shumë i zakonshëm për dy aktorë aq të njohur. U vlerësua minimalisht në “Rotten Tomatoes” me 34% dhe u vlerësua keq gjithashtu nga kritika. Dikush shkroi njëherë:

Ky është ai lloj filmi në të cilin do preferoje më mirë të shikoje reklama.

Rikujtojmë se, Matthew Perry së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij, Molly Hurwitz. Lajmi u konfirmua nga vetë aktori për revistën “People”. Perry e nisi romancën me partneren 22 vite më të re në vitin 2018 dhe u fejuan në nëntor të vitit 2020. 51-vjeçari po shijonte prej dy vitesh historinë e dashurisë me 29-vjeçaren.

Ndërkohë, aktorët e famshëm të serialit ikonik që ka bërë për vete miliona njerëz të të gjitha moshave, “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer bashkuan forcat për të njoftuar koleksionin e parë zyrtar të veshjeve nga “Friends”. Aktorët postuan bluzat me mbishkrime nga seriali në llogaritë e tyre në “Instagram”.