Bota

Dikur limitonte numrin e fëmijëve në 1 për çift, ja çfarë po bën tani Kina!

Përballë një krize shqetësuese demografike të krijuar prej saj, Kina po inkurajon çiftet që të kenë më shumë fëmijë. Ekziston vetëm një problem: gratë nuk janë shumë të bindura. Për më shumë se 35 vjet, Partia Komuniste në pushtet zbatoi në mënyrë rigoroze politikën e një fëmije, pasi vendi u përpoq të trajtonte mbipopullimin dhe të zbuste varfërinë. Por ndërsa lulëzoi ekonomia, Kina e gjeti popullsinë e saj të plakur dhe fuqinë e saj të punës duke u pakësuar.

Në një përpjekje për të zbutur rreziqet ekonomike që vijnë nga rënia e lindjeve, partia njoftoi në 2015 se do të lejojë çiftet e martuara të kenë dy fëmijë. Por pas një rritjeje të shkurtër në 2016, niveli kombëtar i lindjeve ka rënë nga viti në vit duke bërë që partia të lehtësojë politikën edhe më shumë për tre fëmijë.

Megjithatë, populli nuk duket i bindur. Kalimi zyrtar i politikës së re të vendit për tre fëmijë në ligj u prit me skepticizëm dhe kritikë të përhapur në mediat sociale kineze, me shumë gra që shprehën ankth për rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë e ngulitur gjinore në vendin e punës. Shumë argumentuan se rritja e tre fëmijëve do të ishte shumë e shtrenjtë dhe e paarritshme për shumicën e çifteve urbane, shumë prej të cilëve përballen me paga stanjacione, më pak mundësi pune dhe orë rraskapitëse në punë.