Celebrities Gossip Showbiz

Ky sukses i Dafina Zeqirit padyshim do t’ju lë me ‘gojë hapur’!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri.

E një punë kaq e madhe padyshim që nuk ka se si të mos vlerësohet e për pasojë të sjellë shumë sukses. Jo vetëm që padyshim është një nga divat e muzikës shqiptare, por dhe së fundmi me anë të një Instastory na ka treguar se vetëm 3 nga hitet e saj kanë arritur të kenë së bashku mbi 100 milion klikime në platformën YouTube. Bëhet fjalë për bashkëpunimet me Cricket, ”Një herë në jetë”, “Pa ty”, “A je pendu”.

E lajmin e mirë na e dha vetë Dafi e cila na tregoi se të tjera projekte të këtij zhanri do të kemi në vijim!

Artistja jo pak herë ka treguar se nuk ka raporte të mira me disa nga personazhet e tjerë të showbiz-it, përmendim këtu ish- bashkëpunëtorin e saj Ron Zaitin dhe Era Istrefin. Mesa duket diçka ka ndodhur mes saj dhe një tjetër këngëtareje, bëhet fjalë pikërisht për Melinda Ademin.

Dy bukuroshet komentonin në postimet e njëra-tjetrës me fjalë shumë të ëmbla, por duket se diçka ka krisur raportin mes tyre, thënë kjo pasi vajzat nuk ndiqen më në Instagram.