Bota

Ky vend miraton ligjin që lejon adoleshentet të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve!

Danimarka dëshiron të ulë moshën në të cilën një grua e re mund të abortojë pa pëlqimin e kujdestarit të saj ose prindërve nga 18 në 15-vjeçe. Këtë ka njoftuar ministrja e Barazisë Gjinore, Marie Bjere. Qeveria shpalli vendimin e saj për të mbështetur këtë propozim me rastin e 50-vjetorit të miratimit të ligjit që u jepte grave të drejtën për të zgjedhur abortin.

Danimarka ishte një nga vendet e para të Evropës Perëndimore që legalizoi abortin, në vitin 1973. Më parë aborti duhej të miratohej nga një mjek. Të rejat nën moshën 18-vjeçare lejohen të bëjnë abort, por vetëm me pëlqimin e prindërve të tyre. Bjere shkroi në Twitter se:

Aborti mund të ngjallë shumë emocione, faj dhe turp. Kërkimi i pëlqimit prindëror për moshën nën 18-vjeçe mund të jetë i turpshëm dhe të ketë pasoja të rënda. Ne duam ta ndryshojmë atë në mënyrë që gratë e reja të zgjedhin nëse do të përfshijnë ose jo prindërit e tyre në proces.

Rikujtojmë, se ligjvënësit republikanë në Karolinën e Veriut, SHBA kanë miratuar projektligjin që ndalon abortin pas 12 javësh. Sipas projektligjit, abortet duhet të ndiqen nga mjekët dhe gratë që i kërkojnë ato, si dhe do të duhet të vizitojnë një mjek 72 orë përpara se të marrin pilulat e abortit. 

Dy ose më shumë aborte rrisin rrezikun e të zhvilluarit një sëmundje kardiovaskulare. Sipas “Daily Mail”, ky është përfundimi në të cilin dolën 22 studime në të cilët janë anketuar mbi 4 milionë gra në të gjithë botën. I rëndësishëm në këto studime është edhe dështimi spontan. Vajzat dhe gratë të cilat kanë përjetuar përjetuar tre ose më shumë dështime spontane përpara moshës 24-vjeçare, kanë më shumë gjasa të vdesin para se të arrijnë moshën 70 vjeçare, kjo pikërisht për shkak të sëmundjeve të zemrës.