Bota

Ky vend ndalon me ligj pirjen e duhanit në plazhe!

Pas tre muajve solidarizim, në Barcelonë ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila e bën të paligjshme pirjen e duhanit në plazhe. Banorët janë paralajmëruar për masën që do t’i bëjë 10 plazhet e qytetit pa duhan gjatë gjithë vitit. Verën e kaluar, qyteti pilotoi një skemë të ngjashme në katër plazhe. Gjatë testit, studiuesit panë një rënie të dukshme të numrit të duhanpirësve në plazhe, edhe pse ata që shkelnin normën nuk u gjobitën.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga bashkia e Barcelonës, më shumë se 80% e banorëve ishin në favor të bërjes së plazheve pa duhan. Barcelona është qyteti i parë i madh spanjoll që lufton duhanin në plazhe, por trendi po rritet në të gjithë Spanjën. Konsumuesit e rregullt të cigareve janë të shumtë dhe shpesh është shumë e vështirë që të heqin dorë nga përdorimi i saj për arsye të ndryshme, por kryesorja sipas një studimi të realizuar së fundmi është shtimi në peshë. Dihet që konsumi i rregullt i cigareve ndikon në rënien në peshë, por kjo vjen bashkë me një sërë problemesh shëndetësore. Kur një individ e le cigaren, nis të shtojë kile, pasi ka shtim oreksi.

Duhani vret mbi 8 milionë njerëz çdo vit. Pirja e saj kontribuon në një sërë sëmundjesh. Mund të shkaktojë gjithashtu ulçerë, osteoporozë, goditje në tru dhe emfizemë. Ndonëse mospirja e duhanit është alternativa më e shëndetshme, nëse nuk jeni gati për ta lënë atë, mund të bëni më të mirën për të minimizuar dëmtimin e trupit tuaj duke planifikuar vaktet tuaja rreth ushqimit që rezulton i dobishëm për mushkëritë e duhanpirësve. Njihuni me këto ushqime: