Lifestyle Travel

Ky vend shumë pranë nesh, shet shtëpi me çmimin e një kafeje!

Qyteti Sicilian i Castiglione di Sicilia ofron një peizazh të mrekullueshëm. Ai shtrihet në shpatet e malit Etna, pranë plazheve të bregdetit jugor të Siçilisë.

Kryebashkiaku, Antonino Camarda ka ndërmarrë një projekt për të “rikthyer jetën” në  këtë qytet të braktisur. Ai ofron shtëpi me çmime tepër të ulëta, duke filluar nga 1 euro secila. Ndërkohë, shtëpi me kushte më të mira shiten me çmime 4,000-5,000 euro secila.

Popullsia e këtij fshati është ulur nga 14,000 në 3,000 në shekullin e fundit. Ndaj, Camarda ka gjykuar se kjo do të ishte një zgjidhje për rigjallërimin e qytetit.

Ne kemi një trashëgimi të madhe historike e kulturore, të cilën duhet ta ruajmë. Gjatë viteve shumë njerëz janë larguar, duke lënë pas një peizazh piktoresk. Ne kemi bërë studime të hollësishme për të përcaktuar vlerën e saktë të secilës shtëpi, bazuar në kushtet që ajo ofron, -shprehet ai.

Duket se situata e krijuar nga pandemia po qetësohet, dhe së shpejti do të rifillojnë udhëtimet. Ndaj, nëse dëshironi pushimet e ardhshme ti kaloni në Siçili të Italisë, ju mund të blini shtëpi me çmimin e një kafeje! Për më tepër që ky vend ndodhet shumë pranë nesh.