Celebrities Gossip Showbiz

Kylie apo Kendall? Kujt i shkon më tepër kjo veshje?

Kylie dhe Kendall janë dy motrat Jenner të cilat kanë shumë fansa në të gjithë botën. Yjet e “Keeping Up With the Kardashians” gjithnjë tërheqin vëmendjen me look-un e tyre, teksa çdo herë shihen të kuruara dhe të veshura vërtet bukur.

Këtë herë motrat e vendosin njëra-tjetrën në pozita krahasimi, me dëshirë apo rastësisht, teksa të dyja janë parë me të njejtën veshje. Kendall është parë në Las Vegas e veshur me të njejtën gjë, që kishte motra e saj më e re 11 muaj më parë në një darkë në Nobu.

Vajzat kanë veshur të njejtën gjë, por me një detaj ndryshe. Ndërkohë që Kylie mbante reçipeta, Kendall vendosi ta çojë veshjen në stadin tjetër, duke mos mbajtur të tilla. Megjithatë, veshja i qëndronte ndryshe në trup Kendall, e cila është modele profesioniste.

Këto janë të mirat e të paturit një motër. Imagjinoni pak motrat Kardashian-Jenner, të cilat duket se e kanë të pashmangshme shkëmbimin e veshjeve me njëra-tjetrën. Megjithatë, duhet ta pranojmë se të dyjave, qoftë Kylie që mbante reçipeta, qoftë Kendall që vendosi të ishte më e guximshme, dukeshin të mrekullueshme me veshjen e tyre.