Ashtu si të gjitha femrat edhe Kylie Jenner, nuk qëndron dot gjatë vetëm me një ngjyrë flokësh…
Ylli i “Keeping Up with Kardashians”, Kylie Jenner zbulon për fansat e saj se ajo mund të bëj në çdo moment ndryshime drastike me flokët e saj.
Bukuroshja 23-vjeçare, e cila ndiqet nga 291 milionë persona në Instagram, shpërndau një postim duke treguar se është gjatë procesit të lyerjes së flokëve, ndërkohë ka përdorur edhe një maskë ushqyese.
Gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me ndryshimet e shpeshta që ka bërë me look-un e saj, sidomos me ngjyrën e flokëve nga stilistja e njohur Cassondra Kaeding.
Më poshtë do të shikoni ndryshimet e Kylie Jenner përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga guximi i saj me ngjyrat e ndryshme dhe deri tek vendosja e eksteishën.