Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner feston sot 25-vjetorin dhe urimin më të ëmbël e merr nga…

Kylie Jenner feston sot 25-vjetorin. Familja e famshme e bukuroshes brune nxitoi të postojë në rrjetet sociale për t’i uruar nënës së dy fëmijëve. Nëna e saj Kris Jenner ishte e para që ndau një album me foto dhe një shënim për fëmijën e saj më të pasur, duke vënë në dukje se sa bujare është vajza e kopertinës së Forbes.

Gëzuar ditëlindjen për vajzën time Kylie! Ti je përtej një ëndrre të realizuar dhe je vajza, mamaja, motra, tezja, shoqja dhe më e zgjuara.

Ti je e sjellshme, bujare pa masë, e zgjuar, e dhembshur, dhuruese, e fortë, krijuese, e bukur brenda dhe jashtë dhe një forcë e natyrës! Më pëlqen të të shikoj me fëmijët e tu… Ti je mamaja më e mrekullueshme.

Jenner ka dy fëmijë me reperin Travis Scott, vajzën Stormi dhe një djalë i cili për një moment u quajt Wolf përpara se emri i tij të ndryshohej. Një emër i ri nuk është ndarë ende. Kris vazhdoi:

Jam shumë krenare për të gjitha arritjet e tua dhe përpjekjen tënde të pabesueshme. Ti je dhe do të jesh gjithmonë vajza ime dhe unë jam shumë krenare për ty! Të dua shumë urime ditëlindjen vajza ime!