Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner më artistike se kurrë teksa pozon me bark të rrumbullakosur…

Kylie Jenner po bëhet artistike teksa i ndihmon fansat të përditësohen me imazhe nga foshnja e saj. Ylli 24-vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians”, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Travis Scott, e ka bërë zakon tashmë të ndajë imazhe tërheqëse të barkut të saj të rrumbullakosur që kur njoftoi shtatzëninë muajin e kaluar.

Postimi i saj i fundit në Instagram nuk bën përjashtim, megjithëse ka një atmosferë paksa të ndryshme nga ajo që ajo ka ndarë javët e fundit. Fotoja e re e Kylie tregon një siluetë të trupit të saj teksa kalon një dorë nëpër flokë, me hijen që zbulon fizikun e saj. “Duke u rritur”, e mbishkroi Kylie foton e saj, duke shtuar një emoji të bardhë me zemër.

https://www.instagram.com/p/CVT6ewZpb0V/

Më parë, gjatë këtij muaji, Kylie ndau një foto në Instagram që shfaqte barkun e saj të rrumbullakosur dhe mbante veshur një kostum të kuq të ngushtë lëkure, të kompletuar me taka të kuqe dhe pallto të po së njejtës ngjyrë.

https://www.instagram.com/p/CUwQ2Y7LaKf/

Kujtojmë, se ndryshe nga shtatëzania e saj e kaluar, këtë herë Kylie ka postuar shpeshherë foto me bark të rrumbullakosur. Edhe pse në fillim e mbajti të fshehtë, kujtojmë këtu fotot e postuara për ditëlindjen e saj, më pas ajo zbuloi gjithçka. Më poshtë, hidhini një sy fotove të Kylie me bark të rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/CTlmNj-JF3c/

https://www.instagram.com/p/CTpRGJErb4_/

https://www.instagram.com/p/CUF-K_JvgM1/