Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner shfaq barkun e saj i cili po rritet dita ditës!

Kylie Jenner ka shpërndarë një tjetër fotografi të barkut të saj të rrumbullakosur. Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians”, bëri një InstaStory duke filmuar barkun e saj në rritje ndërsa po i jepte makinës me vajzën e trevjeçare Stormi. Ajo shkroi se barku i saj është duke u rritur.

Ylli mbante veshur pantallona të shkurtra të zeza çiklizmi dhe një jelek gri dhe zgjodhi të mos e tregonte fytyrën e saj para kamerës. Ajo gjithashtu ndau një fotografi të saj dhe Stormi duke u kapur për dore teksa ecnin.

Kylie kohët e fundit konfirmoi se po priste fëmijën e saj të dytë me të dashurin e saj Travis Scott. Në klipin prej 90 sekondash që lajmëronte lajmin e shtatzënisë, Kylie u pa duke e përkëdhelur barkun e saj teksa po e shfaqte për kamerën. Videoja më pas tregoi yllin duke pozuar me një fustan të zi. Videoja e ëmbël përfundoi me një fotografi të adhurueshme të vajzës Stormi duke puthur barkun e nënës së saj.

Kylie, e cila filloi të takohej me Scott në prill të vitit 2017, kaloi shtatzëninë e saj të parë në fshehje, duke njoftuar mbërritjen e Stormi vetëm pasi ajo kishte lindur. Ndërkohë, kujtojmë se këtë herë Kylie ka vepruar ndryshe teksa shpeshherë e ka shfaqur barkun e rrumbullakosur.

Para se të kthehej në Los Anxhelos, 24-vjeçarja bëri dalje të shumta gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Sidoqoftë, një burim për mediat e huaja tregoi së nëna e Stormi Webster kishte një ndryshim mendimi për të marrë pjesë në Met Gala. Në një kohë kur të gjithë ishin përqëndruar te “Met Gala 2021”, Kylie Jenner kishte diçka më të mirë për të bërë. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau një fotografi të ëmbël në Instagram më 14 shtator me katër emoji, duke shkruar, “dëshirat” mbi një tas me kos të ngrirë të mbushur me drithëra.