Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Minogue merr vendimin për t’u shpërngulur në Australi pas 30 vitesh!

Ylli i muzikës pop, Kylie Minogue thuhet se do të kthehet në vendin e saj të lindjes, Australi pas tre dekadash që ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar. 53-vjeçarja, e mori këtë vendim pasi kaloi kohë në Melburn në fillim të këtij viti. Një burim pranë saj tha për “The Mirror” se:

Kjo është diçka për të cilën ajo ka menduar për një kohë të gjatë. Këtë vit, kur ajo ishte në Australi për një periudhë të gjatë për shkak të kufizimeve të udhëtimeve, i dha asaj kohë të mendonte se ku dëshiron të jetojë.

Burimi shtoi se Kylie përfundimisht vendosi që dëshiron të jetë më shumë afër familjes së saj në kohën kur ajo nuk udhëton dhe kështu ajo do të përdorë Australinë si vend për të jetuar. Kylie gjithashtu thuhet se ka ndërmarrë hapa për të zyrtarizuar lëvizjen e saj, pasi ka ndryshuar adresën katër bizneseve të saj kryesore në një adresë në Hawthorn, në periferi të Melburnit.

Kylie thuhet se dëshiron të shkojë në Melburn për të qenë më afër familjes së saj, prindërve Carol dhe Ron, vëllait Brendan, motrës Dannii dhe nipit Ethan. Nuk ka ende asnjë koment nëse i dashuri i saj, Paul Solomons do të bashkohet me të, por “The Mirror” raporton se ai e la punën e tij në Londër muajin e kaluar, gjë që mund ta lejojë atë të kalojë më shumë kohë me Kylie në Australi. Këngëtarja u prezantua me të dashurin e saj nga miqtë e tyre të përbashkët dhe menjëherë krijuan një kimi të veçantë.

Takimi me Paul Solomons erdhi pasi Kylie u nda nga partneri i saj, aktori Joshua Sasse. Ajo kaloi një periudhë të vështirë depresioni që pas ndarjes nga Joshua. Periudha e vështirë e ankthit dhe depresionit për të zgjati plot 18 muaj por tashmë jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht.