Film & Tv Gossip Showbiz

Lady Gaga dhe Brad Pitt së bashku në një projekt filmik?!

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Lady Gaga i është përgjigjur pozitivisht ofertës për të aktruar në filmin “Bullet Train” me super yllin e Hollywood-it Brad Pitt, bazuar në romanin misterioz japonez. Këngëtarja 34-vjeçare mori një nominim për aktoren më të mirë për “Oscar” për rolin e saj në vitin 2018 në “A Star Is Born”, me regji nga personazhi kryesor, Bradley Cooper.

Emri i Gagas u bë publik vetëm një ditë pasi “Hollywood Reporter” dha lajmin se i nominuari për dy çmime “Oscar”, Michael Shannon do të jetë në film. Aktori i “Heroes”, Masi Oka, u zbulua nga “Deadline” se do të jetë gjithashtu pjesë e kastit.

“Bullet Train” është një përshtatje e romanit të Maria Beetle nga Kotaro Isaka dhe filmi me sa duket do të mbajë mjedisin japonez të librit. Roli i Brad u konfirmua nga “The Hollywood Reporter” në fillim të korrikut, një muaj pasi doli që David Leitch po kryeson shfaqjen.

Po ju si mendoni, a do të jetë i suksesshëm dyshja Gaga-Pitt në këtë projekt filmik?!