Lady Gaga ishte një nga yjet e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, por performanca që u shfaq në TV dhe ekranet në brigjet e Senës ishte e regjistruar paraprakisht. Siç raportojnë mediat e shumta franceze, për shkak të kushteve të pasigurta të motit, është transmetuar një performancë e regjistruar më parë në shkallët përgjatë brigjeve të Senës. Disa media franceze shkruan se ishte një zhgënjim për 320 mijë shikuesit e ceremonisë së hapjes. Këngëtarja u shfaq në rrjetet sociale pas performancës, por nuk iu drejtua komenteve dhe pyetjeve se pse performanca ishte regjistruar paraprakisht.
Ndërkaq, romanca e Gaga-s dhe Michael Polansky mori një kthesë të artë në Lojërat Olimpike. Ylli i muzikës pop zgjodhi që Polansky ta prezantojë si të fejuarin e saj. E veshur me një ansambël Dior Haute Couture, Gaga zotëronte skenën, duke u shndërruar nga një divë e veshur me pupla në një sirenë të zjarrtë me bust të zi. Spektakli i vërtetë ishte padyshim unaza në gishtin e saj. Në prill, fansat panë këngëtaren e “Bad Romance” e cila vendosi një diamant të madh në gisht ndërsa ishte në West Hollywood.
Historia e dashurisë së Lady Gaga dhe Polansky filloi në vitin 2019, por ata e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht të fshehtë. Më herë Gaga ishte e fejuar me aktorin Taylor Kinney nga viti 2015 deri në 2016 dhe agjentin e talenteve Christian Carino nga 2017 në 2019. Këngëtarja ndezi gjithashtu thashethemet se ishte shtatzënë me fëmijën e parë. 38 vjeçarja u pa me barkun e rrumbullakosur në ditëlindjen e motrës së saj. Megjithatë, çifti nuk e ka konfirmuar akoma lajmin. Gaga dhe Michael Polansky vlen të përmendet se janë së bashku prej shumë vitesh.