Celebrities Film & Tv Showbiz

Lady Gaga i mahnit të gjithë me paraqitjen e saj të fundit në premierën e ‘House Of Gucci’!

Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht edhe aktorja Lady Gaga i ‘vuri’ flakën tapetit të kuq gjatë premierës në Milano të’ House of Gucci ‘.Ylli 35-vjeçar, e cila është pjesë e kastit të filmit të drejtuar nga Ridley Scott si Patrizia Reggiani, gruaja famëkeqe për komplotimin e vdekjes së ish-bashkëshortit tw saj Maurizio Gucci, i mahniti të gjithë të pranishmit në premierë.

Kjo erdhi pasi Gaga ishte e veshur me një fustan shumë të veçantë dhe të personalizuar nga ‘Atelier Versace’, me një korse dhe me një bust icili karakterizohej nga një stil me një të çarë deri në kofshë dhe më tej. Në llogarinë kryesore të faqes së modës shkruhet në postimin e bërë se:

@ladygaga veshi një fustan të porositur të #AtelierVersace për të marrë pjesë në premierën e filmit #HouseOfGucci. E bërë nga saten mëndafshi, fustani merr frymëzim nga dizajnet e koleksionit Versace Pranverë-Verë 1995. #LadyGaga #Versace Celebrities.

Këngëtarja e “Love for Sale”e përmbylli look-un e saj të mahnitshëm me takat me platformë të kuqe dhe bizhuteri ari. Në rrjetin e saj social Instagram bukuroshja kishte postuar disa foto dhe kishte shkruar:

Kam qarë gjithë ditën në Milano. Unë jam shumë mirënjohëse që jam pjesë në filmin tonë #HouseOfGucci. Po vjen Dita e Falenderimeve! Babai, Biri dhe sonte, Haus of @Versace.

Në postimin e ikonës së muzikës kishte komentuar edhe vetë Donatella Versace, e cila i kishte thënë:

E mahnitshme! Gaga ime e bukur.

Vlen për t’u pëmendur gjithashtu se së fundmi, Lady Gaga ka qenë e ftuar në një program italian, në “Che tempo che fa”. Ajo tha se roli i saj si gruaja e Maurizio Gucci-t që në fund organizon vrasjen e të shoqit e ka bërë atë që të mendojë. Në vitin 1995 ai u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano, ndërsa ish-gruaja e tij u dënua me 29 vite burg për organizimin e atentatit. Gaga u shpreh se:

Kuptova se pas gjithë kësaj fshihej një histori më e ndërlikuar. Nuk jam dakord me atë që ka bërë dhe mendoj se është fajtore. Doja një personazh që ishte një person real dhe e gjeta. Mendoj se ajo bëri një gabim vërtet të madh. Megjjithatë mendoj se ai gabim u bë pasi ajo është lënduar shumë herë me kalimin e kohës. Mendoj se ky film është në një farë mënyre një mësim, për të gjithë brezat. Është një mesazh për pasurinë, për privilegjet që njerëzit kërkojnë, sepse të gjithë burrat vazhdonin të ziheshin për paratë, për emrin ‘Gucci’, pa e vënë re që një grua po planifikonte vrasjen. Dhashë më të mirën time dhe vazhdova të luftoja kundër kësaj ideje për të qenë një vrasëse, por në të njëjtën kohë vendosa të jem grua.