Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Rajoni

Lajçak-Kosovës: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër!

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të të dërguarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Miroslav Lajçak, kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha:

Nëse nuk i besoni Bashkimit Europian, shkoni diku tjetër. Kusari-Lila tha se nëse Lajcakut nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.

Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje, -ka shkruar ajo.

As ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, nuk la pa e fshikulluar të dërguarin e BE-së.

Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist. Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse,-thotë ajo.

Në fund të muajit maj, disa deputetë gjermanë kërkuan liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, ndërsa Brukseli duket se e ka hedhur të gjithë vëmendjen e tij tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.