Rajoni

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide e rrezikshme!

Mirosllav Lajçak vijon të jetë kategorikisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për francezen “Le Monde”, i dërguari i posaçëm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd thotë se “ekziston frika që ngjarjet të dalin jashtë çdo kontrolli”. Lajçak tha se:

Uniteti amerikano-evropian është një faktor kryesor për suksesin në Ballkan.

Lajcak tha se BE-ja kishte bashkëpunuar më parë me sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Anthony Blinken dhe nënsekretaren për Çështjet Politike, Victoria Nuland.

Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden ndiejnë një përgjegjësi historike për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të SHBA-ve në rajon.