Celebrities Gossip Showbiz

”Lajkatarët duken si shokë”, mos ndoshta ky postim i Arjolës ishte një kundërpërgjigje për Fifin?

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale dhe jo vetëm.

Që prej ditës së djeshme bukuroshja dha një deklaratë në ‘E Diell’ që u përfol shumë në media. Ajo u shpreh se në ditëlindjen e Monikës që nuk u komentua pak në media kishte të ftuar të padëshiruar dhe nuk ngurroi të zbulonte dhe një emër. Bëhet fjalë për Arjola Demirin, aktoren dhe njëkohësisht edhe ish- banore e ‘BBV’. Fifi gjithashtu tregoi se kjo e fundit i kishte bërë edhe bllok në Instagram.

E teksa pritej një reagim nga Arjola, me anë të një postimi në Instastory, krahas një fotoje të sajën ka zgjedhur të vendosë një shprehje që është marrë si një ‘thumb’ kundrejt Fifit.

Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa

Fifi tashmë është duke përjetuar një lidhje shumë romantike dhe të bukur me partnerin e saj Adis Patushi. Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale.

Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares. Duke qenë se janë fotografuar në momente të ndryshme bashkë, shpesh është aluduar nga fansat se Fifi është në pritje të ëmbël. Megjithatë, së fundmi artistja i ka dhënë fund këtyre fjalëve.

Fifi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e ndjekësve, në një pyetje që iu parashtrua nga një ndjekëse.