Bota

Lajm i mirë për SHBA-në, inflacioni në shitjet me shumicë pa ulje drastike në mars!

Inflacioni i SHBA në nivelin e shitjes me shumicë ra në mars me rritjet vjetore të çmimeve që u ulën në mënyrë dramatike në 2.7% nga 4.9%,, sipas Indeksit të Çmimeve të Prodhimit (PPI) të publikuar të enjten nga Byroja e Statistikave të Punës.

Është niveli më i ulët vjetor për matësin kryesor të inflacionit që nga janari 2021.

Në baza mujore, çmimet e prodhimit ranë me 0.5%, të nxitura nga rënia e çmimeve të mallrave dhe nga ulja e çmimeve të energjisë. Rënia e çmimeve për perimet e freskëta dhe ato të thata, si dhe shërbimet kanë ndikuar, ndërsa indekset e çmimeve për vezët e pulës dhe mishi kanë shënuar rritje.

Ekonomistët prisnin që inflacioni vjetor, i matur nga PPI, të ulej në 3% për 12 muaj duke përfunduar në mars dhe pa ndryshim nga muaji i kaluar.

“Është një lajm i mirë që duket se inflacioni po bie”, tha për CNN Chris Rupkey, kryeekonomist në FwdBonds. “Ka një ngadalësim të theksuar në mallrat e prodhimit dhe nëse do të më duhej të vë bast, do të thosha se kjo do të çojë në çmime më të ulëta për mallrat e vendosura në raftet e dyqaneve në muajt e ardhshëm.”

Që kur shënoi një fitim prej 11.2% në qershor 2022, PPI ka parë një “ndrirje” në muajt që nga ajo kohë, pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Edhe çmimet e konsumit kanë rënë, por me një ritëm më të moderuar.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit të Marsit (CPI), i lëshuar të mërkurën, ishte 5%, norma më e ulët vjetore që nga maji i vitit 2021, sipas BLS.

Ashtu si CPI, PPI vjetore gjithashtu duket se ka përfituar nga efektet bazë, kur krahasimet nga viti në vit janë të paqëndrueshme. Në mars 2022, një kohë kur Rusia sapo kishte pushtuar Ukrainën dhe çmimet e ushqimit dhe energjisë u rritën në qiell, PPI u rrit në një rekord prej 11.7%.