Celebrities Film & Tv Showbiz

Lajme të këqija për fansat e serialit “Bridgerton”/ Po këtë herë çfarë ka ndodhur?!

Sezoni i dytë i filmit i cili theu rekorde shikueshmërie, ‘Bridgerton’, mesa duket do vonojë më shumë për t’u publikuar. Arsyeja e vetme është COVID-19. Kjo është hera e tretë që xhirimiet e serialit ndërpriten për këtë arsye. Shpërthimi i kësaj vale të re infektimesh duket se e ka frikësuar shumë të gjithë ekipin dhe prandaj është vendosur përsëri që të ndërpriten xhirimet.

Xhirimet për sezonin e dytë filluan që në pranverë, por që për shkak të pandemisë ata i ndërprenë, mesa duket edhe tani ata nuk e kanë vendosur se derisa do të zgjasë kjo ndërprerje. Muajin e kaluar kur ata u detyruan që të ndalnin xhirimet, arsyeja ishte se pas kryerjes së testeve për COVID-19 të të gjithë ekipit, dy prej tyre rezultuan pozitiv. Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi gjatë testimit ka ndodhur një ngatërresë me testet. Askush nuk arriti ta kuptonte më pas se kujt i përkisnin testet pozitive të Covid-it. Një burim tha se:

Xhirimet kanë qenë në kaos për shkak të Covid dhe shefat po çmenden. Ky shpërthim ka pezulluar anëtarët e kastit dhe ekipit, të cilëve iu tha se xhirimet do të ndalen deri në një njoftim tjetër.

Në fillim të këtij muaji krijuesi i ‘Bridgerton’, Chris Van Dusen konfirmoi se prodhimi dhe xhirimi ka rifilluar për  sezonin e dytë duke u shprehur se:

Ne jemi përsëri në set. Na u desh të vononim për shkak të Covid, por ne jemi përsëri në të. Tani për tani jam duke redaktuar episodet tona të para, të cilat duken shkëlqyeshëm.

Sezoni i parë u përqëndrua në romancën midis Daphne Bridgerton, të luajtur nga Phoebe, dhe Simon, Duka i Hastings, roli i cili i përkiste aktorit Rege-Jean Page. Ajo çfarë trishtoi fansat ishte largimi i tij, kur në prill ai i dha lamtumirën serialit dhe lajmëroi fansat se nuk do të ishte pjesë e sezonit të dytë.

Romance: The first season focused on the romance between Daphne Bridgerton, played by Phoebe, and Simon, Duke of Hastings, the role which Rege-Jean Page bade farewell to in April

Sezoni i dytë bazohet në vazhdimin e Julia Quinn të vitit 2000 ‘The Viscount Who Loved Me’, e cila përqendrohet në kërkimin e Anthony Bridgerton për të gjetur një partner të përshtatshëm. Se çfarë do të ndodhë, akoma nuk është zbuluar asgjë. Sezoni i parë shënoi 12 nominime mbresëlënëse që përfshinë seritë dramatike të jashtëzakonshme të tij.