Kryefjala e mediave këto ditë ka qenë padyshim arrestimi i bashkëshortit të supermodeles Angela Martini, Dragos Savoulescu. Pasi ishte në kërkim prej muajsh, ai u arrestua pak ditë më parë në ishullin luksoz në Mykonos. Megjithatë, sipas Prive biznesmeni rumun është liruar nga paraburgimi dhe është vendosur nën kontroll gjyqësor duke mos u lejuar të largohet nga Greqia.
Gjyqi u hap pasi shteti rumun kërkoi ekstradimin e tij, i cili do të vazhdojë të gjykohet, por me të nën kontroll gjyqësor.
Siç raportohet nga website-t rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.
Kujtojmë se, ditën e djeshme Angela Martini zgjodhi të reagojë për herë të parë. Teksa ka postuar në Instastory-n e saj fjalën ‘Besa’, e cila është një pikë kyçe e lidhjes së tyre. Supermodelja ka treguar se e mbështet deri në fund partnerin e saj.