Tech

Lajmi i keq për përdoruesit e WhatsApp

Fatkeqësisht një ndër aplikacionet më të njohura si ‘WhatsApp’ do të ketë probleme deri në fund të këtij muaji për të gjithë përdoruesit.

Ata që kanë telefona pak më të vjetër, mund të mbeten edhe pa Whatsapp për shkak të sistemit të vjetër të funksionimit.

Sipas The Sun, të gjithë përdoruesit e iPhone që nuk kanë iOS 9 ose më të ri, si dhe përdoruesit e Android që nuk kanë Android 4.0.3 ose më të ri, do të preken nga ky ndryshim.

Pra, i bie që do të preken të gjithë ata që kanë një iPhone 4, ose për shembull, Samsung Galaxy S2.