Celebrities Gossip Showbiz

‘Lajthitja’ më e madhe në adoleshencë? Ja si përgjigjet Dojna Mema!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja qëndron aktive në rrjete sociale edhe duke i shuar ndjekësve të saj kureshtje apo pyetje të ndryshme që mund të kenë. Një ndër ta e ka pyetur prezantuesen nëse ka bërë ndonjë aventurë apo ‘lajthitje’ në adoleshencën e saj dhe duke njohur karakterin e Dojnës, përgjigja nuk na habiti aspak.

Kam qenë ‘nerd’ dhe shumë e përgjegjshme. Kështuqë, aventura më e madhe që mund të bëja ishte të lija orët ose të dilja një herë në aq natën, kur sapo arrinte një farë ore të duhet të duhet të më vinte babi të më merrte me makinë se s’kishin besim tek taksitë. Edhe kur u bëra e pavarur nga familja, jetën e natës s’e pëlqeva kurrë. 

Set featured image

Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël dhe së fundmi ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ në këto ditë të fundit të shtatzënisë.

E ftuar në një intervistë për revistën ‘Who’, prezantuesja mes të tjerash tregoi se kur do të rikthehet në ekran.