Sport

Lamtumira për Maradonën, në Buenos Aires priten një milionë persona

Argjentina është në zi dhe e gjithë bota e sportit në shok nga vdekja e Diego Armando Maradonës. Një infarkt kardiak i mori jetën legjendës së futbollit botëror, i cili më 30 tetor mbushi 60-vjeç. Homazhet do të zhvillohen në Pallatin Presidencial në Buenos Aires ku pritet pjesëmarrje masive. Parashikohet që një milionë persona të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën futbollistit ikonë, i cili dy javë më parë iu nënshtrua një operacioni të vështirë në kokë.

Burime zyrtare në Argjentinë thonë se homazhet nisin sot e mund të zgjasin nga dy deri në tre ditë, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve. Për organizimin e tyre janë angazhuar disa ministri pasi grumbullimet masive nuk favorizohen nga situata e pandemisë koronavirus. Për të kontrolluar turmën do të vendosen kordonë sigurie, në respekt të masave anti-Covid.