Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Lana Condor ndan me të gjithë ndjekësit rutinën dhe çdo detaj të mundshëm që ka të bëjë me ditën e saj të dasmës!

Ndërkohë që po diskutonte për partneritetin e saj me Neutrogena, aktorja bukuroshe Lana Condor, 24 vjeç, ndau me PEOPLE se si po përgatitet për ditën e saj më të madhe me të fejuarin Anthony De La Torre. Ajo ka treguar gjithashtu se:

Duke u rritur, e dija se gjithmonë doja të martohesha dhe të bëja një dasmë të bukur, por nuk isha si Pinterest-i që të mundohesha që të kuptoja çdo detaj. Anthony dhe unë jemi të dy goxha bashkëkohor. Kështu, siç po planifikojmë, ne edhe thjesht po shkojmë me atë që ndjejmë në një moment të tillë.

Por, ambasadorja e markës globale “Neutrogena” ka filluar të rregullojë mirë rutinën e saj të kujdesit të lëkurës në pritje të ditës së saj të madhe, siç është ajo e dasmës. “Do të pi shumë ujë”, thotë ajo për përgatitjen e saj të bukurisë para dasmës.

Unë në fakt mbaj një gallon me vete kur punoj, sepse me të vërtetë mendoj se uji i pijshëm ndihmon që lëkura ime të mos mpihet. Gjithashtu do të përdor gua sha [mjet për masazh të fytyrës]. Patjetër që do të bëj maska sepse në mëngjes, dua të jem sa më e relaksuar. Një tjetër gjë e domosdoshme për ditën e dasmës? Hidratuesi Hydro Boost i markës. Unë kam përdorur qindra hidratues dhe ndonjëherë ata do të largohen kur aplikoni bazën. Por, të paktën për mua, hidratuesi Hydro Boost nuk e bën këtë nën grim. Është pothuajse si një primer i vogël.

Sa i përket modelit të flokëve të saj ditën e dasmës, Condor thotë se ajo është e prirur drejt një stili gjysmë lart, gjysmë poshtë. Ajo gjithashtu ka disa ide të mëdha për kuzhinën e dasmave.

Qëllimi im është të kem ushqimin më të mirë ndonjëherë një përzgjedhje të të gjitha [të preferuarave] të mia.

Condor thotë se ajo është shumë e emocionuar për momentin që ceremonia do të fillojë. Në krye të planifikimit të dasmave, Condor ka qenë shumë e zënë gjithashtu me xhirimet e projekteve të ndryshme duke përfshirë filmin e ardhshëm të “Looney Tunes” me Coyote vs Acme. Megjithëse të qenit në xhirime mund të nënkuptojë orë të gjata me grim të rëndë nën drita të forta, Condor është tepër vigjilente për pastrimin e fytyrës së saj në fund të ditës.