Bota

Laschet mbështetet nga partia e tij në garën si pasues i Merkel-it!

Kancelares gjermane Angela Merkel mbështet Armin Laschet për të kandiduar si pasues i Mekrel-it në zgjdhjet e përgjithshme të shtatorit si kancelar i Gjermanisë, për nëntë vitet në vijim. Kreu i Demokristianëve (CDU) u mbështet nga 77.5% e anëtarëve të bordit ekzekutiv të partisë, ndërkohë që rivali i tij Markus Söder, i cili kryeson partinë simotër bavareze të CDU-së CSU, u mbështet nga 22.5% e bordit.

Pasardhësi i kancelares Angela Merkel, Armin Laschet në drejtimin e Partisë CDU është zgjedhur me 31 vota. Laschet, 60-vjeç, u zgjodh drejtues i CDU në janar dhe është gjithashtu kryeministri i Westfalisë, landi më i populluar i Gjermanisë.

Zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë që zhvillohen në 26 shtator janë të paparashikueshme, kryesisht sepse kancelarja aktuale nuk kërkon rizgjedhjen. Angela Merkel u zotua në 2018 të mos kërkojë një mandat të pestë katër-vjeçar.

Rezultati i shtatorit mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë dhe t’i japë një partie të re mundësinë për të mbajtur rolin kryesor të kancelarit. Angela Merkel nuk shprehu publikisht një preferencë për asnjërën nga kandidatët e mundshëm. Sidoqoftë, aleanca konservatore po përballet me një rënie të popullaritetit pas pandemisë, duke rënë në rreth 27% në sondazhe.

Sondazhet e fundit kanë treguar që të Gjelbrit rendin të dytët pas Unionit dhe përpara partisë së madhe të qendrës së majtë tradicionale të Gjermanisë, Social Demokratëve. Një ditë më parë të Gjelbërit zgjodhën kandidaten e tyre për kancelarë Annalena Baerbock. Baerbock, 40 vjeçare ka të ngjarë të jetë gruaja e vetme në garë.

Pasi kishte shërbyer më parë si zëdhënëse e saj për klimën, ajo u bë bashkë drejtuese e të Gjelbërve tre vjet më parë.