Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST

Last Night of 2021

Programi i natës së fundit të vitit, një tjetër traditë e krijuar nga Top Albania Radio në 24 vite vjen këtë vit nga zbulimi i Radios dhe zëri që ju ka shoqëruar për 12 muaj rrjesht, Stenaldo Mëhilli. Në një rrëfim të gjatë 120 minuta redaktorial dhe analitik, sigurisht edhe pak ironik i rikthehemi edhe një herë një viti që si i mëparshmi kryefjalë pati Coronavirusin, por jo vetëm…

Në fakt çështja më shqetësuese në studimin e tetorit të 2021 nga IPSOS ishte pabarazia duke kaluar shqetësimin e pandemisë si edhe çështjeve si Ngrohja Globale. Në vitin kur u mbyllëm në shtëpi herët, ose festuam klandestinçe, kur në krye zgjodhëm ose ata që i kemi sharë për 8 vjet rrjesht ose ata që flenë gjumë, kur ringjallja e çdo lloji i ka bishtat mbrapa, kur më shumë se kurrë i druheshim humbjes së njerëzve tanë të dashur, ka shumë ngjarje për të kujtuar dhe leksione për të nxjerrë.

Shoqëruar nga muzika më e mirë e vitit zgjedhur nga SAIX, “Last Night of 2021” vjen si një përshëndetje e fundit e radios, nga viti që po lëmë, me sytë nga e ardhmja, për të cilën asgjë nuk është me e sigurt.

31 Dhjetor, 19:00

Hosts & DJs