Celebrities Gossip Showbiz

“Latë nam, dështakë!” Luana Vjollca reagon e revoltuar, çfarë ka ndodhur?!

Luana Vjollca është një nga vajzat më të ndjekura të showbiz-it shqiptar. Në rrjetin social “Instagram” mund të numërohen me qindra faqe fansash, të cilët e mbështesin dhe e pëlqejnë moderatoren dhe këngëtaren, ku dhe publikojnë foto dhe video të saj nga jeta personale dhe ajo profesionale. Por duket se këto ‘fanpage’-e, nuk janë pritur mirë nga të gjithë ndjekësit. Bukuroshja ka deklaruar se prej 6 muajsh, ka persona që fshijnë adresat në “Instagram” të fansave të saj. Luana së fundmi ka publikuar në llogarinë e saj një video, ku renditen faqet që tashmë janë mbyllur. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të disa personave që nuk duan të pranojnë mbështetjen që ajo merr nga ndjekësit e saj.

Shikoni jetën tuaj!!! Kaluan 6 muaj që rrini para kompjuterit duke parë cila faqe ‘luanator’ hapet që ta mbyllni. Latë nam, dështakë!!! Tërë jetën bashkë. Familjen nuk e përçan dot askush!!! Punoj për ju. Luftoj me ju. Ishte diçka e përhershme.