Celebrities Live From Tirana Music

“Le të marrin pak nga dielli ynë…”/ Eda Zari rrëfehet ekskluzivisht për TAR për albumin e ri dhe jo vetëm…

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ka qenë këngëtarja e njohur Eda Zari e cila ka dhënë më shumë detaje në lidhje me albumin e saj më të ri dhe ka treguar më shumë për planet e saj dhe për koncertet që ajo do të zhvillojë. Këngëtarja ka treguar për albumet e saj se:

Albumet që unë kam sjell kanë qenë konceptuale.

Ajo ka vazhduar më tej duke thënë se:

Në ‘Palimpsest’ ka qenë një koncept për të sjellë poezinë e Lasgush Poradeci-t, përkthimet e tij të  poetit të madh gjerman dhe gjëja më e rallë që një poet përkthen një poet është krejtësisht realitet. Edhe vetë albumi ka një nëntitull ’10 këngë për filmin e mëndjes’ kësisoj ideja ishte që për çdo poezi të krijohej një kolonë zanore. Kjo ishte ideja konceptuale.

Kur është pyetur në lidhje me përbindëshat që përpiqen që ta ulin Edën ndër vite dhe që nuk ia kuptojnë artin, Eda ka dhënë një mesazh:

Po nuk e di ata mirë që janë dhe shyqyr që i kemi në mesin tonë, por nuk di nesë mund të ketë patur vërtetë të tillë përbindësha pasi në ditët e tilla ecin me ritme të shpejta sepse informacioni vjen pa kuptuar, pa u resheshuar dhe shpeshherë kemi qejf që një qerosi  t’ia vendosim morrin në kokë edhe pse s’ka flokë. Them se ju dilet edhe atyre. Le të marrin pak diell nga dielli jonë.

Plot 11 këngë Eda?

Në fakt janë 10 kënëgë dhe kënga e 11 është një përsëritje në gjuhën gjermane.

Si mund që të pajisemi ne me një kopje të albumit tënd më të ri?

Vynyl-i është kulmi i mbarimit të një koncerti dhe marrja e albumit dhe vajtja në shtëpi dhe të dëgjuarit menjëherë i këngëve dhe i materialit në qetësi. Vynyl-i për mua është si një gjë që e ke ndër duar dhe e merr e lexon e shfleton, i lexon dhe i shikon të dhënat dhe mund të reflektosh më vonë, mund ta hapësh prap mund ta dëgjosh.

Zari ka vazhduar duke treguar se do të mundësohet edhe blerja e albumeve jo vetëm online por do të ketë edhe në pika të autorizuara ku çdokush mund t’i gjejë dhe të ketë mundësinë të kënaqet duke i dëgjuar.

A do të kemi një koncert promovues?

Patjetër që do të kemi, urojmë që kjo pandemi dhe kjo gjëndje të na japi atë hapsirën dhe të na e bëjë të mundur. Nëntori duket se do të ketë një koncert jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetin e poetëve në Pogradec.

Ajo e ka përmbyllur intervistën e saj me një mesazh shumë të shkurtër:

Fakt është që ndihet një mosvëmendje ndaj kultrës dhe një lloj harrese që i bëhet muzikës, muzikantëve dhe koncerteve. Kjo pandemi pati edhe një ndarje frontesh. Disa kishin mundësinë dhe disa nuk kishin mundësinë, shumë klube u mbyllën shumë koncerte nuk u bënë dhe shumë aktiviteve u ra një gomë e madhë përsipër dhe prandaj afrojuni artistit që keni në Shqipëri.