Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Le të ndalemi pak te pamja super seksi e Lily James nga premiera më e fundit e serialit “Pam & Tommy”!

Aktorja e njohur Lily James u vlerësua së fundmi shumë për rolin e saj si Pamela Anderson në “Pam & Tommy”. 32-vjeçarja angleze mori pjesë në premierën e serialit në Los Angeles me një pamje super seksi nga Atelier Versace. Ylli shihet teksa ka kombinuar për këtë event fustanin me rripa në ngjyrë rozë dhe gri me taka metalike Versace dhe bizhuteri Anita Ko. Bashkë me Lily pozoi edhe Sebastian Stan, i cili u kombinua në mënyrë të mahnitshme me James.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Lily shkroi:

@Versace kjo veshje është gjithçka që mund të dëshiroja dhe shumë më tepër.

Transformimi fizik i James në Pamela Anderson është absolutisht i mahnitshëm dhe thuhet se po ashtu është edhe performanca e saj. Roli në këtë serial është vlerësuar si më i miri në karrierën e saj.

‘Variety’ tha se portretizimi i saj i Anderson është një triumf i drejtpërdrejtë, si i aktrimit ashtu edhe i grimit. ‘The Hollywood Reporter’ ra dakord duke thënë se ajo dha një performancë të mrekullueshme. Të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria e James me Pamela Anderson, në këtë serial.

Imazhet janë shkrepur gjatë kohës që xhiroheshin seritë më të reja të serialit. Pamela Anderson nga ana tjetër e ka cilësuar këtë serial të ri si një kopjim shumë të dobët dhe ka premtuar publikisht se nuk do e shikojë kurrë. “Pam & Tommy” do të shfaqet premierë në ‘Disney Plus’ në MB më 2 shkurt.