Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Ledio Lako kërkon nuse në radio, hapen audicionet!

Sot ai ka ditëlindjen dhe ende është në kërkim të një partnereje. Bëhet fjalë për aktorin e ‘Portokallisë’, Ledio Lako, i cili ishte në një linjë telefonike mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe”.

Ledio Lako ka shprehur shpesh se është ende beqar dhe në kërkim të partneres ideale, por këtë herë në Top Albania Radio, ai deklaron se si e dëshiron nusen ideale.

Moderatorët, Salsano Rrapi dhe Paloma hapin menjëherë audicionet në radio për t’i gjetur nuse Ledios.

Përposë kësaj edhe pse me shaka, ai liston edhe tiparet që duhet të ketë nusja. Sipas Ledio Lakos kushti i parë që duhet të ketë është të jetë mjeke, e hollë në trup si balerinat dhe rreth moshës 30 vjeçe.