Showbiz

Ledri dhe Sara apo Justin dhe Hailey, cili nga çiftet ka pozuar më bukur?

Pak ditë më parë Ledri Vula paralajmëroi projektin e tij më të ri muzikor në mënyrën më veçantë.

Me anë të ekografisë së bebit që pritet të lindë së shpejti ai na bëri të ditur se me datë 10 tetor, pra nesër, reperi do të lançojë projektin e quajtur “Si Baba”. Kënga është dedikim për vajzën e tij.

Ledri gjithashtu sapo ka publikuar një tjetër surprizë për fansat. Një foto shumë të veçantë ku shfaqet me Sarën duke i përkëdhelur barkun e fryrë.

Në foto shihet shumë qartë edhe poza e Ledrit që vë në dukje të brendshmet e Calvin Klein ndërkohë që Sara pozon “topless” me gjysmë fytyre dhe flokët e gjatë që mbulojnë hiret e saj.

Po a nuk ju duket kjo foto disi familjare? Pak kohë më parë çifti i famshëm Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey pozuan për fushatën e re të Calvin Klein, dhe tani të njejtën gjë ka bërë edhe Ledri Vula me Sara Hoxhën.

Të dy djemtë shihen me kurriz dhe ato që i japin lezetin dhe hijeshinë e vërtetë janë partneret e tyre, Sara dhe Hailey.

Ne në faqen tonë zyrtare të Instagram-it kemi hapur edhe një sondazh ku i kërkojmë publikut të zgjedhin foton e çiftit që mendojnë se ka pozuar më bukur.

Po ju kë do të zgjidhnit? Na e tregoni nëpërmjet votës!