Celebrities Gossip Showbiz

Ledri kërkon ‘t’i blejë’ fanses syzet, video bëhet virale!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij ndaj dhe është aq i pëlqyer prej tyre.

Teksa në koncertet e tij padyshim ka shumë njerëz që e duan dhe këndojnë këngët e tij, në një koncert të bërë së fundmi nga reperi ky i fundit ka zgjedhur të bëjë një shaka me një prej fanseve pranë tij. Gjatë koncertit, Ledri i është afruar duke ‘bërë pazar’ me të sa para i shet syzet e saj. Më pas ai ja ka kthyer syzet asaj duke i thënë se asaj i shkojnë më shumë.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Së fundmi në fakt ka qenë Xheraldina, mamaja e Ledrit ajo që ka shpërndarë një video ku duket Poem teksa hedh disa hapa që ashtu me vështirësi, por sërish ja del dhe me të vërtetë na i bëri sytë zemra.