Celebrities Gossip Music Showbiz

Ledri Vula anulon koncertin e tij në Helsinki, çfarë bëhet shkak?!

Me përmirësimin e situatës pandemike shumë vende kanë nisur t’i kthehen normalitetit e duket se dhe arti po rigjallërohet. Pas shumë muajsh këngëtarët më në fund kanë mundësi që të mbajnë koncerte e të jenë pranë fansave të tyre. Duke qenë se shumë vende kanë hapur tashmë kufijtë, shumë artistë po fluturojnë drejt shteteve të ndryshme. Të njëjtën gjë kishte planifikuar dhe Ledri Vula kishte planifikuar të mbante një koncert në Helsinki, Finlandë. Mirëpo, atij i është dashur ta anulojë atë. Kjo pasi reperit iu ndalua hyrja në shtetin finlandez.

Sipas burimeve kjo ndodhi pasi ai tentoi të hynte si shtetas kosovar nga Gjermania, ndërkohë që ajo ende nuk i ka hapur kufijtë me Kosovën. Për të udhëtuar drejt Finlandës duhet pajisur me një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një dokument që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.

Rikujtojmë se para pak ditësh në mediat rozë u raportua se Ledri Vula do të vinte në një bashkëpunim të ri muzikor me dy artistë të tjerë të famshëm, Kida dhe Butrint Imeri. Në fakt ka qenë ky i fundit që ka i ftuar dy këngëtarët e tjerë për këngën, e cila nuk do të vonojë edhe shumë.

Treshja e famshme ka konfirmuar lajmet për bashkëpunim duke ndarë në rrjete sociale një foto të përbashkët, ku shihen në një fushë golfi. Këngëtarët kanë zbuluar edhe detajet nga bashkëpunimi, si titulli i këngës dhe data e publikimit. Kënga e tyre mban titullin “Dale” dhe do të publikohet në 3 korrik në mesnatë.