Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ekskluzive/ Ledri Vula dhe jeta e tij deri më tani, Nga Skillz tek Sara Hoxha – Vula i tregon të gjitha!

Ledri Vula është padyshim prej dy dekadash tanimë, një ndër reperët më të mirë dhe të pëlqyer në vendin tonë. I ftuar në episodin e fundit të “Pardon My French”, Ledri ka zbuluar shumë për jetën e tij private, planet e së ardhmes dhe jo vetëm.

Në një rezyme mbi gjithë historinë e tij si reper, duke kujtuar dhe kohët e vjetra me grupin Skillz ai tregoi se çfarë i ka mbetur peng pa realizuar në karrierën e tij.

Sa më shumë që arrin, dalin ëndrra të reja. Duke u rritur ndryshojnë prioritetet, ndryshojnë dëshirat.

Kënga ‘100 probleme’ është një ndër prodhimet e reperit që padiskutim është një hit që nuk do të ‘vdesë’ kurrë. Ledri tregoi se asokohe ka qenë një periudhë e vështirë për të.

Asokohe kam patur me të vërtetë 100 probleme, të cilat nuk më ndalën. Vazhdova dhe sot jam këtu ku jam, nuk u ndala.

Xheraldina Vula nuk njihet vetëm si mamaja e Ledrit, pasi tanimë ajo është dhe një figurë shumë e dashur për publikun. Reperi tregoi për marrëdhënien e veçantë që ka me të.

Prindërit gjithmonë janë më të pjekur dhe i kanë kaluar ato situata që po kalon ti shumë më herët. Sa herë më ka dhënë këshillë, nuk e kam bërë dhe më ka dalë gjithmonë për keq. Pastaj fillova ta dëgjoj dhe më dilnin për mirë. Mami ka qenë më e rreptë, ndërsa babi pak më ‘chill’, ndaj më pëlqente më shumë babi.

Teksa reperi është pyetur se cilët mendojnë se janë ‘gjigantat’ e muzikës ‘hip-hop’, Ledri nuk ka ngurruar të përmendi emra.

Gjiganta në muzikë, nuk jam vetëm unë dhe Mc Kresha, është Lyrical Son, Vig Poppa, Singular-i, mund të përmend dhe Butën dhe Gjikon. Kemi qenë shokë prej vitesh, jemi rritur me të njëjtën frymë kemi të njëjtën mënyrë të shkruari tekstesh. Nuk kam bërë ndonjëherë ‘diss-e’ nëpër këngë, thjesht kam treguar një pjesë timen. Megjithatë, nuk e mohoj se jam më i mirë se plot të tjerë.

Në këtë rrëfim të tijin, reperi tregoi dhe për marrëdhënien e tij me Sarën, prej sa kohësh është në një lidhje me të dhe si ishte momenti kur mori vesh se do të bëhej baba.

Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën.

Megjithatë, edhe pse tani me një partnere në krahë, Ledri nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese nëse vajzat ende e ngacmojnë reperin.

Më pëlqejnë vajzat që e kanë trupin si peshk dhe jo trurin. Është shumë ‘turn off’ kur sheh një femër shumë të bukur, pret që dhe të jetë e mençur dhe kjo nuk ndodhë.

Bujë gjithashtu ka bërë dhe marrëdhënia e tij me ish- menaxherin Faton Shoshi me të cilin u përfol se prej vitesh nuk kishte relata të mira, megjithatë Ledri tregoi se nuk ka asnjë problem mes tyre.

U ndamë profesionalisht, nuk ndodhi asgjë mes nesh, thjesht kemi patur punët tona dhe nuk jemi takuar.

Ledri zbuloi dhe planet e të ardhmes dhe se kur do të sjellë këngët e reja të tij.

Kam shumë projekte që i kam punuar gjatë karantinës, por nuk do t’i nxjerr gjatë verës. Janë pak më ndryshe, ndoshta nuk i pëlqejnë të gjithë, por kam dëshirë t’i publikoj.