Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula e paska një të preferuar në “BBV2”, ja kush është ai!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes nga publiku, por edhe nga shumë artsista të tjerë, ku shumë shprej tyre kanë zgjedhur dhe të preferuarin e tyre mes banorëve. Së fundmi një ndër ta ka qenë edhe Ledri, i cili në koncertin e tij të fundit teksa performonte ka krahasuar lidhjen dhe dashurinë e tij me partneren e tij, Sara Hoxhën me lidhjen dhe dashurinë e Luizit me Kiarën brenda shtëpisë së “BBV2”, ku mesa duket Ledri është një mbështetës i Luizit.

Unë me Sarën si Luizi me Kiarën

Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Partnerja e tij Sara nuk i kursen postimet me reperin, e së fundmi ka treguar një incident që ka ndodhur teksa ishin në makinë, ku mesa duket mund të kenë tejkaluar shpejtësinë duke i kapur radari dhe kështu i ka ndaluar policia. Momentin kur Ledri është jashtë makine duke folur me policët, bukuroshja e ka filmuar.