Celebrities Music Showbiz

Ledri Vula feston 35-vjetorin, detaje nga festa e organizuar për ditëlindjen e tij!

Një nga reperët më të njohur shqiptarë, Ledri Vula, feston ditëlindjen e tij sot. Ai ka mbushur 35 vjeç dhe sigurisht që në këtë përvjetor nuk mund të mungonte një super festë. Reperi ka zgjedhur ta presë ditëlindjen në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Përveç familjes së tij dhe miqve, të ftuar kanë qenë edhe shumë figura publike, si Ronela Hajati, Young Zerka, Bardhi, Lumi B, Kida, Butrint Imeri, etj., me të cilët artisti ruan raporte shumë të mira. Tema e kësaj festa ka qenë “Make History”, gjë të cilën Ledri po e bën më së miri me muzikën e tij duke u ngritur çdo ditë e më shumë në shkallët e suksesit.

Në pamjet e publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, mund të shohim një atmosferë shumë argëtuese që mbizotëron në këtë festë ditëlindje.

Nëna e tij, Xheraldina, gjithashtu i ka bërë bëri një dedikim shumë të ndjerë Ledrit. Ajo ka ndarë në “Instagram” një foto të tij, i cili shihet i lumtur duke mbajtur në krahë vajzën e tij, Poem Blu.

Ledri, paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e hedh hapin.