A Live Night Celebrities Music

Ledri Vula kujton emocionet e “Top Fest” në “A Live Night”!

Në këtë episod të “A Live Night” ishte i ftuar Ledri Vula, një artist me kuptimin e plotë të fjalës, një këngëtar shumë i talentuar dhe i dashur për publikun. Ledri na rrëfeu më tepër për hapat e tij në karrierë, teksa u ndal në një pikë shumë të rëndësishme si ajo e “Top Fest”.

Para “Top Fest” me Ermalin edhe me Lumin kisha shoqëri. Prej këngës “Tavolina”. Kur kemi dëgjuar “Shko”, po mendonim për “Top Fest”. Njerëzit ishin mësuar të na shihnin bashkë. Kemi vendosur të shkojmë në “Top Fest”. Kur kemi marrë pjesë, unë dhe Lumi mendonim që ka qenë gabimi më i madh që shkuam në “Top Fest”, ndërsa Ermali po flinte. Unë këmbëngulja që gabuam. Kur filloi të pëlqehej kënga, mendonim që kemi bërë mirë.

Kur dolëm në skenë, edhe po mos të fitonim, veç atë emocion që kemi marrë atë natë, jo vetëm që ia vlejti, por janë momente për të cilat jeton që t’i kujtosh. Kur kemi fituar ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Unë kam qenë edhe në “Top Fest 2”, dhe nuk u kualifikova. Kur kemi fituar, kam festuar atë natë. “Top Awards” më ka pëlqyer ndoshta më shumë se “Top Fest”. Shumë ndjenjë e mirë, shumë natë e bukur. Por nuk ma ka marrë dashurinë e “Top Fest”…