Celebrities Gossip Music Showbiz

Ledri Vula, Lumi B dhe NUK publikojnë këngën e tyre të re!

Këtë sezon veror, artistët janë siguruar që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi një bashkëpunim surprizë ka ardhur për fansat nga këngëtarë shumë të dashur për publikun, të cilët janë Ledri Vula, Lumi B dhe NUK. Ditën e sotme ata kanë publikuar këngën e tyre të re, e cila titullohet “Uma Love” dhe duket se po pëlqehet shumë nga fansat.

Vetëm pak ditë më parë Ledri ka publikuar një projekt muzikor, i cili është një bashkëpunim me këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Yll Limanin. Kënga titullohet “Tonat” dhe deri më tani ka kaluar 5 milion klikime në platformën YouTube dhe duket se është pëlqyer shumë nga publiku.

Ledri këtë verë ka sjellë disa bashkëpunime, me Melinda Ademin, me reperin Lluni, Kidën dhe Ardian Bujupin, teksa nuk ka munguar dhe ‘Monaco’ që artisti e solli si një projekt solo dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.

Të ftuar në “Pardon My French” ishin Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e artistit shumë të dashur Ledri Vula. Një intervistë shumë speciale, ku dyshja u shpreh sa për të birin e tyre, por edhe për historinë e tyre të dashurisë.