Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula në spital, Sara ndan me ndjekësit gjendjen e tij shëndetsore!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjelluri muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Mirëpo, diçka duket se i ka ndodhur artistit pasi ka qenë vetë partnerja e tij Sara, e cila pak orë më parë ka ndarë me ne një Instastory ku tregon dorën e saj e cila mban krahun me serum. Edhe pse nuk na ka zbuluar se çfarë ka Ledri, krahas na ka treguar gjendjen e tij shëndetsore.

Po bëhet më mirë 

E ashtu si na ka treguar se është gjithmonë në punë e sipër për hite të reja, para pak ditësh Ledri lajmëroi se do të vijë me një bashkëpunim muzikor me këngëtarin e njohur, Ardian Bujupin. Pas publikimit të këngës së fundit që titullohet ‘Monaco’, Ledri solli dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni.