Showbiz

Ledri Vula pjesë e “Big Brother VIP”?! Sara Hoxha reagon!

Mbrëmja e së premtes, spektakli i “Big Brother VIP” ishte i mbushur plot emocione dhe romanticitet. Një prej skenave më të bukura të shfaqura ndonjëherë në ekran, madje krahasuar me një skenë filmi, ishte ajo e puthjes së Donaldit dhe Bora Zemanit. Për të cilën nuk ka mbetur media dhe njeri pa folur.
Për këtë temë ka reaguar gjithashtu dhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, e cila kishte postuar në Instagram një “Ask” me ndjekësit e saj ku pyeste me humor nëse ata kishin diçka tjetër për të biseduar përpos “Big Brother”.
Edhe pse pyetjet ishin të ndryshme, sigurisht që një prej tyre duhet të ishte dhe për shtëpinë më të famshme. Ata kanë pyetur Sarën nëse do ta lejonte Ledrin të bëhej pjesë e shtëpisë më të ndjekur në vend dhe përgjigja e saj ishte plot humor siç vetëm ajo di të bëjë.

Me këtë që na bëri Bora, patjetër që po

Por këto pyetje nuk kanë mbaruar me kaq, pasi një tjetër ndjekës ka qenë kurioz të dijë nëse Ledri e shikon Sarën në të njëjtën mënyrë siç shihte Donaldi Borën, dhe Sara i është përgjigjur duke i thënë se boll më këto pyetje se do të qajë.

Aman tani, mos na bëni të qajmë.

Në fakt do të ishte tepër interesante nëse njëri prej tyre do të ishte pjesë e “Big Brother”, ose pse jo dhe të dy. Një situatë tepër e bukur ku një çift i konsoliduar jashtë, të izolohet brenda shtëpisë më të ndjekur e të famshme në vend. Por ende mbetet për t’u parë, pasi ka shumë banorë të tjerë që do të bëhen pjesë e spektaklit, duke nisur që nga e marta.