A Live Night Celebrities Music

Ledri Vula zbulon imperfeksionet e tij në “A Live Night”!

Ledri Vula ishte i ftuar në këtë episod të “A Live Night” në një intervistë shumë të sinqertë, ku e shohim Ledrin si asnjëherë më parë. Teksa ai na rrëfen për hapat e tij në muzikë, Ledri gjthashtu na njeh me një pjesë të vetes së tij.

Jam tepër introvert. Sa herë dal, jam pak i mbyllur. Është e vështirë të dal jashtë, por kur dal, është e vështirë të kthehem. Kohët e fundit po dal më shpesh, edhe kam dalë pak prej vetes, jam kënaqur më shumë seç mund ta mendoja. Jam bërë pak ekstrovert. Jam i afërt me mbështetësit, jo fansat. Jam i afërt me të gjithë. Kam qejf të rri me njerëz sepse asnjë njeri në botë nuk e ka karakterin e njejtë, historinë e njejtë. Pak edhe regjia ma ka bërë këtë, prej secilit njeri mëson diçka. Kurrë nuk kam një paragjykim për dikë. Kam raport të mirë. Mënyra më e mirë për t’i shpërblyer është me muzikë, por sa herë më thërrasin për një takim, mundohem të gjej kohë, jam munduar të jem prezent.

Ndonjëherë i stërmendoj gjërat, edhe shkoj me planin e parë. Pra gjatë kësaj kohe vetëm kam lodhur veten. I besoj shumë intuitës. Kur mendon pak negativisht për një projekt, ashtu shkon. Të mendoj pozitivisht. Ndonjëherë i strëmendoj gjërat, por ndonjëherë prekem prej fjalëve të njerëzve… Një defekt të vetes që do e kisha hequr, sa herë kisha ndonjë sukses, nuk kam festuar kurrë. Gjithmonë kam menduar çfarë do bëj tjetër. Duke menduar cilën këngë do bëj, cilin projekt do bëj, cilin koncert do bëj, nuk kam pasur kohë të festoj. Këtë defekt kam. Thithja energjinë e mirë. Gjithmonë jam duke menduar çfarë do bëj tjetër. Këtë ndoshta e kam pak defekt…