Aktualitet

Legalizmi i kanabisit, Berisha: Akt antikombëtar!

Legalizimi i kanabisit është një akt i pamenduar, antikombëtar i Edi Ramës që dëmton rëndë procesin e integrimit të vendit në BE.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ku komentoi vendimin e një ditë më parë të kryeministrit Edi Rama për të legalizuar përdorimin e kanabisit mjekësor.

Të legalizosh kanabisin në një vend që është etiketuar si kanabistan, do të thotë ta bësh atë simbol të Shqipërisë, sipas Berishës.

Kanabizimi shton potencialin për financimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Me legalizimin e kanabisit, hiqet çdo barrikade ndaj saj ai droge e rrezikshme. Legalizimi i kanabisit është një kërcënim serioz për Shqipërinë. U bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të ngrenë zërin kundër këtij vendimi që përbën rrezik edhe për ta”, tha ai.

Sali Berisha thotë se me legalizimin e të rinjve do të shohim një drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.

‘Si mjek jam plotësisht i vëtëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoret për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit dhimbjeve dhe e rrethanave të tjera. Në këtë kontekst, nuk kam ndonjë kundërshti. Por studime të gjera, të universiteteve më prestigjioze të botës, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave shumë të rënda. Kanë faktuar se është i dëmshëm për sistemin e qarkullimit të gjakut. U bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë këtë. Do të shohim drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.. Është një shërbim që Rama u bën klientelës së organizatave kriminale.’- tha Berisha.

Ish kryeminstri foli edhe për çështjen Bllako. Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë personi i fundit që ka takuar, Alqi Bllakon në Tiranë, para arrestimit.

‘Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nnon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon.’- tha Berisha.