Celebrities Gossip Showbiz

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan një hap përpara Kim Kardashian-it…

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, “vlen” më shumë se sa ylli i famshëm, Kim Kardashian. Ish-lojtari i “Chicago Bulls”, ka një pasuri prej rreth 2.2 miliardë dollarësh, ndërsa Kim Kardashian një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh.

Rikujtojmë, se Jordan u bë një super yll gjatë viteve 1990 dhe tani është një biznesmen i suksesshëm, me gamën e tij të veshjeve ‘Jordan’ duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm. 58-vjeçari luajti 15 sezone në NBA dhe fitoi gjashtë kampionate me “Chicago Bulls”.

Biografia e tij në faqen zyrtare të NBA thotë:

Michael Jordan është atleti i vetëm me një vlerë neto më të lartë se Kim Kardashian.

Ndërkaq, ju njohim me listën e 10 prej atletëve më të pasur sipas “Wealthy Gorilla”:

1. Michael Jordan

2. Vince McMahon

3. Jon Tiriak

4. Anna Kasprzak

5. Tiger Woods

6. Edi Jordan

7. Bridgeman Junior

8. Lionel Messi

9. Magic Johnson

10. Michael Schumacher

Sa i përket Kim Kardashian, ylli i serialit të njohur “KUWTK”, gjatë emisionit të “Saturday Night Live”, mori rolin e moderatores. Në të ajo duhet të përgatitej për një monolog, i cili duhet ta pranojmë që ishte me shumë nota humori.
Ajo e nisi monologun e saj duke u shprehur se ishte po aq e befasuar sa të gjithë që ndodhej në emision.

Një fjali kjo që shkaktoi shumë reagime nga fansat në Twitter. Përpara pjesëmarrjes në shfaqjen e “Saturday Night Live”, Kim Kardashian u pa e veshur me një pallto të stilit unik gjatë një darke ditën e martë. Kim bëri që të ishte në qendër të vëmendjes dhe të sigurohej që të gjithë t’i kishin sytë nga ajo me ‘look’-un e saj.