Aktualitet

Lehtësohen masat, nxënësit rikthehen në bankat e shkollës javës që vjen!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për mediat, dha lajmin se tashmë do të rihapen shkollat.

Kushi theksoi se sfida e Maturës Shtetërore na pret përpara, duke shtuar se të gjithë bashkë, prindër, mësues e nxënës duhet të fitojmë këtë sfidë të madhe.

“Javën tjetër, nxënësit rikthehen në shkolla. Më lejoni që të falënderoj të gjithë mësuesit, për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues. Mirënjohje për mësuesit, një sfidë e madhe si Matura na pret përpara.

Përqafime të sinqerta për të gjithë ju nxënës të dashur. Një bravo të madhe për përgjegjshmërinë. Miirënjohje për prindërit, që bashkëpunuan dhe treguan solidaritet. Ta fitojmë përfundimisht këtë luftë të madhe”, deklaroi Kushi.